Analisti Albert Krasniqi ka treguar se pse presidentja Osmani dhe kryeministrit Kurti po e sulmojnë gjyqësorin dhe mediat.
Ai ka vlerësuar se kjo nuk po bëhet për shkak të ndonjë lidhje të mediave me Serbinë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniiq ka shkruar se gjyqësori dhe mediat po sulmohen vetëm për shkak të ruajtjes se pushtetit dhe privilegjeve që ai ofron Osmanit dhe Kurtit.
“Gjithnjë e më qartë po shfaqet fakti se sulmet e sinkronizuara të Osmani-Sadriut dhe Kurtit ndaj gjyqësorit dhe mediave nuk kanë të bëjnë me ndonjë “luftë kundër lidhjeve me Serbinë”, por synojnë vetëm ruajtjen e pushtetit dhe privilegjeve që ai ofron. Pikërisht për këtë arsye, përbërja e Gjykatës Kushtetuese mbahet e paplotë, sepse pushtetit i nevojiten figura që do të legjitimojnë vendimet kundërkushtetuese. Në të njëjtën linjë, është bllokuar edhe zgjedhja e Kryeprokurorit, pasi kërkohet dikush i gatshëm të përdorë ndjekjen penale si mjet presioni, madje edhe ndaj gazetarëve kritikë. Sa më shumë të rrezikohet pushteti, aq më agresive e të dukshme do të bëhen këto manovra”, ka shkruar Krasniqi.