Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, njoftoi udhëtimin e tij drejt Moskës më vonë të dielën për t’u takuar me Presidentin Vladimir Putin, pasi SHBA-të goditën lokacionet bërthamore iraniane.
“Ne gëzojmë një partneritet strategjik dhe gjithmonë konsultohemi me njëri-tjetrin dhe koordinojmë qëndrimet tona”, tha ai, duke iu referuar Rusisë.
Araghchi tha në një konferencë për shtyp në Stamboll se nuk ka “asnjë vijë të kuqe”, që SHBA-të nuk e kanë kaluar në veprimet e tyre të fundit kundër Republikës Islamike.
“Dhe e fundit dhe më e rrezikshmja ishte ajo që ndodhi vetëm mbrëmë kur ata kaluan një vijë të kuqe shumë të madhe, duke sulmuar vetëm impiantet bërthamore”, tha ai.
Abbas Araghchi, duke folur me gazetarët në Stamboll të dielën, tha se ndërsa “dera e diplomacisë” duhet të jetë gjithmonë e hapur, “kjo nuk është rasti tani për tani”.
“Administrata luftënxitëse dhe e paligjshme në Uashington është e vetmja dhe plotësisht përgjegjëse për pasojat e rrezikshme dhe implikimet e gjera të aktit të saj të agresionit”, u shpreh Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi në një konferencë për shtyp në një konferencë në Turqi.
Këto ishin deklaratat e para publike nga një zyrtar i lartë iranian që kur SHBA-të kryen sulmet e tyre brenda natës./ AP.