Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka pësuar një sulm kibernetik, kjo ka ndodhur në Qendrën Operative.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zyrtari i angazhuar në këtë Qendër ka raportuar se lista e personave të testuar në IKShPK pa autorizim është shpërndarë nga e-maili zyrtar i Qendrës Operative në një e-mail adresë tjetër.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:00.
Ky rast i ndjeshëm është duke u hetuar nga organet kompetente.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se lista e personave, pa autorizim është shpërndarë nga e-mail adresa zyrtare në një e-mail adresë tjetër. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.