Sulmet me dronë në Moskë dhe në periferi të saj, detyruan autoritetet të anulojnë fluturimet dhe të mbyllin hapësirën ajrore.
Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin ka konfirmuar sulmet me dronë në kryeqytetin rus, transmeton Telegrafi.
Sobyanin pretendon se mbrojtja kundërajrore ruse është aktivizuar, duke rrëzuar nëntë dronë mbi kryeqytetin rus.
Mediat lokale raportuan për shpërthime të fuqishme nëpër Moskë, ku nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale.
Aeroporti Sheremetyevo është aeroporti i parë që ka vendosur përkohësisht kufizime, sa i përket zbritjes dhe ngritjes së fluturakeve.
Video të ndryshme amatore, shfaqin aeroplanët duke fluturuar ulët për të shmangur kontaktet me dronë.