Kylian Mbappe merr shpërblimin e merituar për sezonin që lamë pas. Ai ka fituar “Këpucën e Artë” me meritë të plotë.
Ylli i Real Madrid shënoi 44 gola në të gjitha kompeticionet gjatë sezonit të kaluar, respektivisht 31 në La Liga (gjithashtu golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll).
Ceremonia e ndarjes së çmimit u zhvillua sot në stadiumin “Santiago Bernabeu”, me trofeun që u dorëzua nga Florentino Perez.
26-vjeçari bëhet lojtari i tretë madrilen që fiton “Këpucën e Artë”, pas gjigantëve Hugo Sanchez dhe Cristiano Ronaldo.
The post Sukses i merituar! Mbappe merr “Këpucën e Artë” në mitikun “Santiago Bernabeu” appeared first on Telesport.



 
															






