Stuhi e fuqishme godet Serbinë, Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri

Stuhi e fortë e shoqëruar me reshje të dendura shiu, breshër dhe vetëtima goditi sot në orët e pasdites shumë pjesë të Serbisë.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë u ka dërguar qytetarëve të Beogradit një njoftim urgjent për gjendjen e jashtëzakonshme përmes një mesazhi SMS, konkretisht një paralajmërim për stuhi të fortë në kryeqytetin e Serbisë, raporton nova.rs

“Në fuqi është një paralajmërim për stuhi të fortë me shi, breshër dhe erëra të fuqishme. Stuhia mund të shkaktojë dëme materiale, përmbytje lokale, rrëshqitje dheu, shembje dhe paraqet rrezik për sigurinë e njerëzve dhe kafshëve”, thuhet në paralajmërim.

 

Shtohet gjithashtu se ekziston rreziku nga goditjet e rrufesë, probleme në funksionimin e të gjitha pajisjeve që përdorin energji elektrike, rrezik për zjarr, probleme në telekomunikacion dhe në trafik.

“Rekomandohet të qëndroni në shtëpi dhe të ndiqni informacionet nga autoritetet përkatëse”, thuhet në paralajmërim.

Menjëherë pas kësaj, reshje të dendura shiu të shoqëruara me vetëtima përfshinë Obrenovacin, Pançevën, Mlladenovacin, Kragujevcin dhe shumë zona të tjera.

Reshjet e fuqishme kanë shkaktuar tashmë përmbytje në shumë vende, por ende nuk ka informacione më të detajuara nëse stuhia ka shkaktuar dëme materiale në ndonjë vend.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 192.RS (@192_rs)