Stuhi e fortë në Spanjë, përmbytjet rrëmbejnë gjithçka

Përmbytje të mëdha të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur rajonin verilindor spanjoll të Katalonjës, duke lënë dhjetëra njerëz të bllokuar në automjetet e tyre.

Pamje dramatike kanë qarkulluar në rrjete sociale që tregojnë përmbytjet që kanë përfshirë qytetet La Rapita dhe Santa Barbara në provincën e Tarragonës.