Lajm i ditës në Austri ishte një incident që ndodhi së fundi në Kolegjin Teknik Ottakring në Vjenë.
Mediat austriake gjithashtu botuan pamje të incidentit që shkaktoi edhe reagimin e partive politike, transmeton KosovaPress.
Video tregon konfliktin fillestar verbal të mësimdhënësit me studentin. Ai e urdhëron studentin të largohet nga klasa, por ky i fundit nuk dëshiron ta dëgjojë. Në diskutim marrin pjesë studentë të tjerë, pa respekt për edukatorin.
Papritmas, studenti pështyn mësimdhënësin, pas të cilit ky i fundit e sulmon atë.
Incidenti shkaktoi ortek reagimesh dhe komentesh në rrjetet sociale. Megjithatë, shkolla vendosi të largojë nga puna mësimdhënësin dhe do të hetojë vetëm sjelljen e studentit.
Nuk është bërë i ditur identiteti i mësimdhënësit dhe studentit, por shumë shpejt ka reaguar Partia e Lirisë së Austrisë (FPO), e cila për incidentin fajësoi Social Demokratët (SPO) dhe Partinë e të Gjelbërve që drejtojnë arsimin në Vjenë.