Studentët serbë njoftojnë vazhdimin e bllokadave: Kërkesat tona s’janë përmbushur

Pas protestës më të madhe ndonjëherë në Serbi ku raportohet të kenë marrë pjesë mbi 300 mijë protestues, studentët janë deklaruar se bllokadat do të vazhdojnë dhe se kërkesat e tyre nuk janë përmbushur.

Indinjatë edhe më të thellë popullore del të ketë shkaktuar një armë, “topi zanor”, që u raportua të jetë përdorur nga autoritetet serbe – ndërsa shteti serb e mohoi kategokirisht, ndonëse prova të përdorimit u publikuar gjerërisht.

“Ministria e Brendshme thotë se nuk i përdorën, por në të njëjtën kohë qindra qytetarë u përballën me kokëdhembje, mundime dhe ndalje të pajisjeve për monitorim të zemrës”, thuhet në njoftimin e studentëve, siç i citoi “Danas”.