“Është pafytyrësi e mashkullit, degjenerim që nuk duhet të ketë kështu meshkujsh…”
I ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë artisti i njohur, Stresi. Ai ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e tij, karriera ndër vite, projektet e reja që pritet të vijnë së shpejti dhe sigurisht që ekskluzivisht është ndalur dhe ka sqaruar gjithçka rreth raportit që ka sot me Keisin.
Në njërin prej videoklipeve të këngës së re “Sa t’kam dasht” që është edhe pjesë e albumit të tij “Archimed ”, Stresi zgjodhi që të kishte ish-bashkëshorten e tij pjesë të klipit. Ai zbuloi në radio se pse e bëri këtë zgjedhje dhe tregoi se ata nuk janë bashkë por gjithmonë duhet lënë një derë hapur. Sa i përket lidhjeve në distancë ai u shpreh se:
I bëj thirrje të gjithëve, kujdes me lidhjet në distancë sepse nuk do të funksionojnë. Nuk funksionon, Arkimedi ka folur gjithmonë në bazë të eksperiencave. Normalisht që ne duhet të ecim duke parë se çfarë kaluam ne arrijmë në një konkluzion.
Stresi u ndal sërish tek Keisi dhe shpjegoi pse duhet të kemi respekt për personat e që kemi qenë në një lidhje dhe më pas jemi ndarë, sepse sipas tij:
Për mua mbetet një nga femrat më uau, duhen duartrokitje sepse është e rrallë që të gjesh një femër aq të edukuar, aq të zgjuar, aq familjare, aq të përkushtuar. Mua më është përkushtuar 200% për aq sa kemi qenë bashkë dhe prandaj gjithmonë e them që duhet ajo dera hapur, mos të grindemi.
Por, siç jua thashë është një nga vajzat më të mira që kam pasur në jetën time. Unë gjithmonë kam ngritur kapelën për atë vajzë. Realisht nga zemra i uroj më të mirat e jetës, unë e kam treguar gjithmonë respektin. Parimet e mia nuk i thyej kurrë dhe nuk lejoj askënd për asnjë moment për asgjë në botë që të flasë për atë femër. Dihet që është direkt drejtpërdrejt me mua në luftë. E ke të ndarë, fole për familjen dhe për atë femër sepse e kam zgjedhur, e kam mbajtur në gji, kemi zgjedhur njëri-tjetrin për shumë e shumë vite dhe të dalësh sot dhe të flasësh keq për atë, ti je neveri.
Reperi shtoi se:
Kjo është pafytyrësi e mashkullit, degjenerim që nuk duhet të ketë kështu meshkujsh ditët e sotme. Është turp, që për personin që t’i e ke mbajtur në gji, në krevat, ia ke prezantuar mamit dhe babit, ke jetuar me të, i ke thënë të dua dhe të dalësh nesër ta shash? Kjo nuk është burrni por është neveri. Unë kam pasur edhe një femër tjetër përpara Keisit por gjithmonë kam treguar respekt ndaj saj në publik dhe kudo. Unë këto parime kam dhe nuk i shkel kurrë. As unë mos të mbaj barrën e askujt dhe askush të mos mbajë barrën time, secili bën jetën e tij.