Reperi i njohur shqiptar, Stresi, vijon të tërheqë vëmendjen me deklaratat dhe reagimet e tij në rrjetet sociale, veçanërisht kur bëhet fjalë për jetën e tij sentimentale.
Së fundmi, një ndjekëse i ka dërguar një mesazh privat ku i shkruante: “Do vish këtej nga jugu të jap lokacionin”, duke lënë të kuptohet një ftesë flirtuese apo takim intim.
Megjithatë, përgjigja e Stresit ishte e prerë dhe mjaft domethënëse: “Po të kisha fiksim do të vija. Fiksim kam vetëm BKC”.

Me këtë deklaratë, ai ka bërë të qartë se nuk ka interes për të njohur vajza të reja dhe se personi i vetëm që i qëndron ende në mendje është ish-e dashura e tij, e njohur në rrjetet sociale me pseudonimin “BKC”.
Ata të dy janë të ndarë, por pavarësisht kësaj, para pak muajsh i ka kushtuar një këngë dashurie, në të cilën jo vetëm që i drejtohej me vargje prekëse, por ishte gjithashtu pjesë e videoklipit.

Prania e saj në klip ishte një tjetër shenjë e qartë se, përkundër ndarjes, reperi vazhdon ta konsiderojë atë një person të rëndësishëm në jetën e tij.
Ky reagim publik tregon se për Stresin lidhja me “BKC” nuk ka qenë thjesht një kapitull i kaluar, por një ndjenjë e pazëvendësueshme që vazhdon të jetojë në zemrën e tij.