Stramaccioni “skanon” Interin e Chivu: Pëson gola me lehtësi, kjo gjë duhet rregulluar

Andrea Stramaccioni, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, komentoi situatën e Interit, i cili ndodhet 6 pikë pas Napolit, mbas 4 javësh kampionat: “Jemi vetëm në javën e katërt, Interi i ka cilësitë për ta rikuperuar distancën. Napoli është i angazhuar edhe në Europë, gjë që mund të ndikojë në kampionat. Megjithatë, gara nuk duket e kufizuar vetëm te këto dy skuadra”.

Sa i përket mënyrës për t’u rikthyer në krye, Stramaccioni vuri në dukje problemet në mbrojtje: “Interi ka luajtur ndeshje propozitive, duke krijuar shumë, por edhe duke pësuar tepër. Aktualisht është skuadra e parë në Serie A për përqindjen e golave të pësuar në raport me sulmet e marra. E përkthyer? Pëson gola me lehtësi, kjo duhet rregulluar”.

Ai shtoi se suksesi vjen nga ekuilibri mes presingut dhe mbrojtjes: “Chivu po përpiqet të transmetojë presingun e lartë, me Calhanoglu që shpesh shkon mbi organizuesin rival. Inzaghi e bënte, por me ndërprerje. Ky stil sjell më shumë rreziqe. Për t’u rikthyer në krye, Interi duhet të gjejë sërish ashpërsinë në markime dhe duele”.

The post Stramaccioni “skanon” Interin e Chivu: Pëson gola me lehtësi, kjo gjë duhet rregulluar appeared first on Telesport.