Stones lartëson Tuchel: E pabesueshme çfarë ka bërë në një kohë kaq të shkurtër tek Anglia

John Stones ka lavdëruar trajnerin Thomas Tuchel pas kualifikimit të Anglisë në Botërorin 2026, siguruar edhe matematikisht me fitoren 5-0 ndaj Letonisë: “Po ndërtojmë diçka të veçantë, duhet të vazhdojmë kështu.

Trajneri donte ta zhvillonim këtë unitet, besim, shpirt luftarak, dëshirë për të ecur përpara. Anglia po shfaq agresivitet në lojë dhe presing të lartë. Nuk është shumë ndryshe nga ajo që bëjmë në klubet tona”.

Më tej, Stones shtoi për Tuchel: “Është thjesht e pabesueshme mënyra se si ai dhe stafi i tij kanë arritur t’i kombinojnë të gjithë këto elementë në një periudhë kaq të shkurtër. Është fantastike të jesh pjesë e kësaj pune që po bëhet tek Anglia”.

The post Stones lartëson Tuchel: E pabesueshme çfarë ka bërë në një kohë kaq të shkurtër tek Anglia appeared first on Telesport.