Steven Seagal filmohet në një paradë ushtarake në Moskë – aktori është një mik i hershëm i Putinit

Aktori Steven Seagal ishte ndër të ftuarit në paradën ushtarake të sotme në Moskë me rastin e Ditës së Fitores mbi Fashizmin, dhe ai u pa në kadran gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë duke parë paradën e tankeve nga Lufta e Dytë Botërore.

Paraqitja e tij në paradë nuk është një surprizë duke pasur parasysh se aktori hollivudian është një mik i hershëm i presidentit rus Vladimir Putin dhe madje është bashkuar me një parti pranë Kremlinit.

Seagal është zyrtarisht shtetas rus që nga viti 2016 dhe mban gjithashtu pozicionin e përfaqësuesit special të Ministrisë së Punëve të Jashtme Ruse për marrëdhëniet humanitare midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Seagal nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen e tij për presidentin rus Vladimir Putin, duke e quajtur atë “një nga udhëheqësit më të mëdhenj në botë, nëse jo më i miri që është gjallë sot”.

Ai ka shprehur vazhdimisht mbështetje të palëkundur për Putinin dhe ushtrinë ruse në pushtimin e Ukrainës.

Putini i dha atij Urdhrin e Miqësisë në vitin 2023, dhe aktori, i cili tashmë kishte avokuar për aneksimin e Krimesë në Rusi, kishte vizituar qytetin rus të Olenivkës dhe kampin atje me të burgosurit ukrainas një vit më parë.

Ju kujtojmë se më shumë se 20 udhëheqës ndërkombëtarë po marrin pjesë në paradën ushtarake me rastin e Ditës së Fitores, e cila shënon 80-vjetorin e fitores së Rusisë ndaj Gjermanisë naziste. Mijëra ushtarë rusë po marshojnë në paradë dhe janë në ekspozitë armët më të fundit ruse, duke përfshirë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe sisteme raketash.