Statovci: Egoja e opozitës më e lartë se interesi i Kosovës

Pas dështimit të seancës së 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci nga VV-ja ka folur para mediave.

Sipas saj, mungesa e pjesëmarrjes në procesin e votimit po e zgjat krizën institucionale dhe po e dëmton interesin shtetëror, njofton Klankosova.tv.

“Egoja e opozitës është më e lartë sesa interesi i Kosovës dhe konstituimi i Kuvendit. Përmes një strategjie sabotuese dhe bllokuese, nuk kemi pjesëmarrje në procesin e votimit. Ne kemi qenë vazhdimisht thirrës në seancë që të kemi pjesëmarrje në votim – qoftë me votë për, kundër apo edhe me abstenim”,  deklaroi Statovci.

The post Statovci: Egoja e opozitës më e lartë se interesi i Kosovës appeared first on Kosovapost.net.