Marrja e drejtimit të Interit, pas sezonit të kaluar të vështirë, nuk ishte diçka e lehtë, veçanërisht për një trajner pa përvojë të madhe. Megjithatë, Cristian Chivu i ka bindur të gjithë në vetëm 5 muaj. Me “pokerin” ndaj Union Saint-Gilloise në Bruksel, zikaltrit arritën 7 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet.
Në 10 ndeshjet e para të Serie A dhe Champions-it, Chivu ka mesatare 2.4 pikë për ndeshje (8 fitore, 2 humbje). Që nga sezoni 2004/05, vetëm Luciano Spalletti ka bërë më mirë (8 fitore dhe 2 barazime në 10 ndeshjet e para të sezonit 17-18).
Leonardo arriti 24 pikë në 10 ndeshjet e para, ndërsa Jose Mourinho dhe Simone Inzaghi kanë mesatare 2.2 pikë për ndeshje. Pas sfidave me Romën dhe transfertës në Bruksel, Chivu do të udhëtojë drejt Napolit në formë të jashtëzakonshme, duke synuar të mbetet i pamposhtur dhe të shkruajë historinë e Interit.
The post Starti i Chivu për rekord, parakaloi Mourinhon dhe Inzaghin. Vetëm Spalletti më mirë se ai appeared first on Telesport.