Starmer, Merz dhe Macron bisedime urgjente për Ukrainën/ Kancelari gjerman fton Trump t’i bashkohet para takimit me Putin

Kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron si edhe kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmërojnë një takim online për të diskutuar për situatën në Ukrainë. Ky takim do të zhvillohet para Samitit të paralajmëruar më 15 gusht mes Vladimir Putin dhe Donald Trump.

Sipas raportimeve në mediat ndërkombëtare, udhëheqësit evropian do të diskutojnë për rritur presionin ndaj Rusisë që t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Nga ana tjetër kancelari gjerman Friedrich Merz ka ftuar Donald Trump  t’i bashkohet konferencës me udhëheqësit e BE-së dhe Volodymyr Zelensky të mërkurën.

Më herët janë bërë deklarata të ndryshme lidhur me një marrëveshje për të përfunduar luftës, që duket se do të jenë të vështira për t’u pranuar nga Ukraina.

Takimi mes Trump dhe Putin sipas ekspertëve është një shans për të negociuar për një armëpushim përpara vendosjes së sanksioneve më të ashpra.

Nga ana tjetër Ministrat e jashtëm evropianë kanë bërë thirrje për “unitet transatlantik” për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Në qëndrimet e tij presidenti Volodymir Zelensky është shprehur kritik ndaj Putin duke akuzuar se Rusinë se qëllimi i saj i vetëm është të përfitojë kohë dhe jo t’i japë fund luftës.

The post Starmer, Merz dhe Macron bisedime urgjente për Ukrainën/ Kancelari gjerman fton Trump t’i bashkohet para takimit me Putin appeared first on Kosovapost.net.