Siç merret vesh ndërkohë, pas ndërhyrjes kirurgjikale që ka zgjatur disa orë, të riut i është shpëtuar jeta.
Rreth orës 5 të mëngjesit të të dieles, në një klinikë të Cyrihut është sjellë në gjendje shumë të rëndë nga plagët e marra i riu shqiptar E.B (emri i njohur për redaksinë).
Siç merr vesh albinfo.ch nga burimet e saj në St.Gallen, E.B., 21 vjeçar është therur pa asnjë shkak nga një afrikan i moshës 23 vjeçare. Një therrje e ka marrë afër zemres dhe dy të tjera në bark. Ka pësuar gjakderdhje të madhe deri sa ka ardhur ndihma e parë.
Por, siç merret vesh ndërkohë, pas ndërhyrjes kirurgjikale që ka zgjatur disa orë, të riut i është shpëtuar jeta. Ai ende nuk është në gjendje të flasë por gjendja e tij tregon se është jashtë rrezikut për jetën, shkruan albinfo.ch.
Therja ka ndodhur para klub diskotekës “Ivy” në St. Gallen, një lokal me frekuentim të madh të të rinjve.