Ndryshe nga raportimi i mëhershëm, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Deçanit, Agnesa Vokshi nuk është e përfshirë në asnjë formë në rastin e manipulimit të votave në Deçan.
Paparaci sqaron se në tekstin e publikuar paraditen e së premtes na është përvjedhur një gabim gjatë raportimit rreth të dyshuarve për manipulim me vota në Komunën e Deçanit dhe se Agnesa Vokshi nuk ka qenë subjekt i hetimeve.
Pas verifikimeve shtesë, konfirmohet se drejtoresha komunale në Deçan nuk ka asnjë lidhje me rastin e manipulimit të votave.
Nën dyshimet për manipulim të votave, të premten është ndaluar për 48-orë Manjolla Shala, shefe e kabinetit të kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës.









