Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë ofruar, pasi PDK ka zyrtarizuar kandidat për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdarin.
Ai ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj të gjithë ata që e kanë telefonuar dhe i kanë qëndruar afër, ndërsa ka kërkuar falje nga mediat pasi nuk ka pas mundësi të deklarohet.
“E kam ditur se puna ime me përkushtim, sinqeriteti dhe vendosmëria për qeverisjen shembullore dhe me duar të pastra, pa iu nënshtruar keqbërësve e merr përkrahjen dhe simpatinë jo vetëm nga qytetarët e komunës së Drenasit por gjithandej trojeve shqiptare”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.
The post S’prahet Lladrovci: E kam ditur që puna ime pa iu nënshtruar keqbërësve përkrahet nga të gjitha trojet shqiptare appeared first on Kosovapost.net.