Sporting Lisbona gjen direkt pasuesin e Gyokores në Spanjë dhe i vendos klauzolë 80-100 mln euro!

Me Viktor Gyokeres që po shkon te Arsenali, Sporting Lisbona  ka siguruar zëvendësuesin e tij. Luis Suarez do te veshe fanelen e ekipit portugez, por jo Pistolero që të gjithë e njohim, aktualisht te Inter Miami. Po flasim për një sulmues kolumbian të lindur në vitin 1997 dhe qe luan te Almeria, i cili është gati të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Leos (deri në vitin 2030).

Transferimi do të mbyllet për një tarifë rreth 20 milionë euro, duke përfshirë bonuse të mundshme. Spanjollët fillimisht kërkuan 25 milionë euro, por u arrit një kompromis duke përfshirë bonuse të lidhura me objektiva të caktuara, të vlerësuara midis 2 dhe 3 milionë euro më shumë. Klauzola do te jete mes 80 dhe 100 mln eurosh.

Suarez ishte golashënuesi më i mirë në Segunda División spanjoll me 27 gola, një shifër që rritet në 31 kur përfshihet edhe Kupa e Mbretit.

The post Sporting Lisbona gjen direkt pasuesin e Gyokores në Spanjë dhe i vendos klauzolë 80-100 mln euro! appeared first on Telesport.