Spitali i Gjilanit paguan 40 mijë euro më shumë për asgjësimin e barnave se Prishtina: E njëjta kompani, i njëjti shërbim, çmim 45% më i shtrenjtë

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit pritet të lidhë më 2 dhjetor kontratë me kompaninë MetBat SH.P.K. për asgjësimin e barnave dhe materialit shpenzues medicinal të skaduar, me një vlerë totale prej 128,148 euro. Kjo kontratë parasheh asgjësimin e gjithsej 40,000 kilogramëve: 20,000 kg barna dhe material të identifikuar, 20,000 kg barna dhe material të paidentifikuar, shkruan Demokracia.com.

dosjen e tenderit thuhet se “Nga gjendja e keqe e depos se barnave qendrore në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan, ku si stok është krijuar me vite , është shumë e nevojshme të asgjësohen barnat dhe material shpenzues të identifikuar dhe të pa identifikuar, meqenëse paraqesin rrezik dhe pengese ne depo duke marre parasysh se tani Spitali Përgjithshëm Gjilan ka fituar një donacion nga Lux Dev per Renovimin e Objektit nr 1 ku këto hapsira ku është i gjithe materiali me afat të skaduar , na nevoijtet për shërbime tjera shëndetësore”.

Duke u bazuar në parametrat e tenderit, çmimi real për çdo kilogram është si më poshtë: Llogaritja për Spitalin e Gjilanit

128,148  euro / 40,000 kg = 3.2037  euro për kg

Pra, Spitali i Gjilanit do t’i paguajë kompanisë rreth 3.20 euro për asgjësimin e një kilogrami barnash të skaduara.

Krahasimi me Prishtinën: E njëjta kompani, i njëjti shërbim, çmim shumë më i ulët

Në vitin e kaluar, Demokracia.com raportoi se Komuna e Prishtinës ka kontraktuar po të njëjtën kompani, MetBat SH.P.K., për të njëjtin shërbim: asgjësimin e barnave pa afat. Kontrata e Prishtinës kap vlerën 102,960 euro, me afat zbatimi 36 muaj, për një sasi prej 46,800 kg.

102,960 € / 46,800 kg = 2.20 € për kg

Komuna e Prishtinës e ka siguruar të njëjtin shërbim me çmim dukshëm më të ulët ose vetëm 2.20 euro për kilogram.

DOKUMENT | Ilaçet e shtrenjta në Kosovë, por Komuna e Prishtinës përgatitet t’i asgjësojë 46 mijë kilogramë barna pa afat

Pra, Spitali i Gjilanit po paguan rreth 1 euro më shumë për çdo kilogram barna të skaduara, duke e bërë kontratën 45% më të shtrenjtë se ajo e Prishtinës për të njëjtin shërbim në vetëm disa muaj diferencë.

Ndërkohë, që qytetarët vazhdojnë të kenë mungesë ilaçesh dhe përballën me çmime të larta, barnat vazhdojnë të skadojnë në depot e institucioneve shëndetësore që flet për një kaq menaxhim me to.  /Demokracia.com/