Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, është pritur nga homologu i saj kroat, Gordan Grlić Radman, për siç thotë për ta “çuar bashkëpunimin mes dy vendeve në një nivel të ri institucional, duke nisur me përgatitjen e Mbledhjes së Parë Ndërqeveritare, mbajtjen e Komisionit të Përbashkët për Marrëdhënie Ekonomike, me qëllim nxitjen e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e investimeve”.
Spiropali me ministrin kroat thotë se diskutuan për prioritetet e konektivitetit në rajon, “ku rëndësi e veçantë iu kushtua ndërlidhjes në infrastrukturë dhe energji, si dhe bashkëpunimit në siguri përmes marrëveshjes trilaterale Shqipëri-Kroaci-Kosovë”, shprehet ajo.
“Kroacia mbështet fort ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat me BE dhe përparimi i Shqipërisë është një shembull tipik i meritës në rrugën drejt integrimit europian”, shprehet ministrja.
Postimi i plotë:











