Kryediplomatja shqiptare, Elisa Spiropali ka thënë se në takim me presidenten, Vjosa Osmani, rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës.
Ajo ka shpërndarë video nga pritja në zyrën presidenciale.
“Pritja nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me vlerësimin për angazhimin e saj në forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me komunitetin ndërkombëtar, në veçanti me partnerët strategjikë, SHBA-në dhe vendet e BE-së. Rikonfirmova mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Spiropali.
Ajo ka thënë se është momenti që BE t’i jap Kosovës statusin e kandidatit.
“Pas vendimit për heqjen e masave kufizuese, është momenti që BE të vendosë pa vonesë dhënien e statusit kandidat për Kosovën”, ka shkruar ajo.
Shefja e diplomacisë shqiptare ka ripërsëritur se Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen aktive për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. “Dhe do të vijojë angazhimin diplomatik për anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe avancimin drejt BE-së e NATO-s”, shkroi ajo.









