Sindikatat e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) kanë paralajmëruar zhvillimin e protestës së dytë me radhë, e cila do të mbahet nesër, më 13 nëntor, në ora 11:15, para objektit të RTK-1.
Në njoftimin e shpërndarë për medie, sindikata ka bërë thirrje për mobilizim të madh dhe pjesëmarrje masive nga të gjithë punëtorët, pavarësisht sektorit apo pozitës, duke theksuar se “zëri i përbashkët është forca më e madhe për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve të RTK-së”.
SPERTK ka ftuar edhe mediat e vendit që të mbulojnë protestën dhe të shprehin solidaritet me punonjësit e Radiotelevizionit Publik të Kosovës.
Sipas sindikatës, gjatë protestës do të bëhen publik hapat e mëtejmë, përfshirë nisjen e një grevë apo bojkot pune, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
“Le të jemi të gjithë bashkë – për pagë, dinjitet dhe të ardhme të sigurt për RTK-në”, përfundon njoftimi i Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së. /Demokracia.com/










