Një lajm i bujshëm vjen nga Turqia, me protagonist sulmuesin më në formë të Kosovës dhe Fenerbahçes, Vedat Muriqi.
Paraqitjet e tij brilante me “Dardanët” kanë ndikuar që të ngritet interesimi i klubeve evropiane për sulmuesin shtatlartë, madje u raportua se skautët e Tottenhamit ishin prezentë në “Fadil Vokrri” për ta përcjellë atë nga afër në përballjen me Çekinë.
E reputacioni i tij te Feneri është rritur aq shumë, sa që tani ai po vendos te gjiganti turk se kush duhet transferuar e kush jo.
Sipas “Fotosport”, Fenerbahçe po mendonte të transferonte dy futbollistët serb, Aleksandar Kolarov dhe Ljubomir Fejsa.
Mirëpo, në raportin e njejtë potencohet se klubi vendosi kundër transferimit të tyre pas insistimit të Muriqit.
Ky i fundit vendosi të bisedonte me drejtuesit e Fenerbahçe, duke u kërkuar atyre që të mos bëjnë lëvizje për dyshen serbe.
Ata kanë vendosur ta dëjgojnë Muriqin, duke i dhënë mbështetje të plotë kosovarit me tërheqje nga gara për Kolarov dhe Fejsa.