Dortmund ka fituar 3-2 ndaj Hamburger SV, në sfidën e javës së 27-të në Bundesligë. Miqtë e nisën në mënyrë fantastike takimin në “Signal Iduna Park”, duke e mbyllur pjesën e parë na avantazh të dyfishtë, me golat e Otele 19′ dhe Lokonga 38′.
Në fund të pjesës së parë, Dortmund pati shansin për të ngushtuar shifrat, por Felix Nmecha gaboi nga 11-metrat. Përmbysja e madhe e verdhezinjve erdhi në pjesën e fundit të ndeshjes, duke shënuar 3 gola në 11 minuta.
Në minutën e 72-të, tjetër penallti për Dortmundin, pas faullit brenda në zonë ndaj Maximilian Beier. Ramy Bensebaini tregohet i saktë nga pika e bardhë. Në minutën e 77-të, Serhou Guirassy barazon shifrat në 2-2.
Në minutën e 83-të, Dortmundi fiton penalltinë e tretë për këtë takim, këtë herë pas prekjes së topit me dorë brenda zonës. Bensebaini tregohet sërish i saktë, shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Dortmundin.
Pas kësaj fitoreje, Dortmund ruan distancën prek 9 pikësh nga Byaerni kryesues dhe po me 9 pikë ruan diferencën nga Leipzig i vendit të tretë. Hamburger mbetet në vendin e 11-të.
The post Spektakël në “Signal Iduna Park”, Dortmund me përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Hamburger (video) appeared first on Telesport.










