Spektakël në “Estadio da Luz”. 4 gola të shënuar në Benfica-Porto, Mourinho nuk dorëzohet kurrë por “skuqet” në fund (video)

Benfica-Porto, kryesfida e javës së 25-të në ligën portugeze është mbyllur në barazim 2-2, në një ndeshje tejet emocionuese të luajtur në “Estadio da Luz”.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 10-të, ku Victor Froholdt kaloi në avantazh Porto-n, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe finalizimit me sukses. SHIKOGOLIN

Në minutën e 41-të ishte Oskar Pietuszeëski, i cili pasi “turpëroi” kapitenin Nicolas Otamendi me lëvizjet e tij, e dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Porton. SHIKOGOLIN

20 minutat e fundit të pjesës së dytë ishin vërtet fantastike. Në minutën e 69-të, Andreas Schjelderup ndjek deri në fund aksionin dhe nëse tentativa e parë e shokut të tij përplaset në shtyllë, tentativa e dytë këtë herë nga sulmuesi norvegjez përfundon në rrjetë.

Në minutën e 89-të, Leandro Barreiro gjen golin e barazimit duke shënuar pas krosimit të Franjo Ivanovic. Në minutat shtesë, Benfica ndëshkohet me dy kartonë të kuq. I pari ishte Nicolas Otamendi për sjellje josportive nga tribuna. Më pas ndëshkohet edhe Jose Mourinho për protesta të shumta ndaj arbitrit. Ndeshja mbyllet 2-2. SHIKOKARTONINEKUQTEMOURINHO

Porto mban vendin e parë me 66 pikë, Benfica vendin e tretë me 59 pikë.

The post Spektakël në “Estadio da Luz”. 4 gola të shënuar në Benfica-Porto, Mourinho nuk dorëzohet kurrë por “skuqet” në fund (video) appeared first on Telesport.