Pjesa e parë e “Derby d’Italia” mes Juventusit dhe Interit është mbyllur 2-1 për bardhezinjtë. Ky është derbi i 253-të mes dy klubeve dhe në një ndeshje të tillë, luhet vetëm për fitore.
Igor Tudor e nisi me këtë formacion titullar: Di Gregorio; Gatti, Bremer, Kelly; Kalulu, Locatelli, Thuram, McKennie; Koopmeiners, Yildiz; Vlahovic
Ndërsa Cristian Chivu e nisi me këtë formacion titullar: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Carlos Augusto; Lautaro, Thuram.
Sfida u zhbllokua në minutën e 13-të, ku Lloyd Kelly shënon golin e parë me fanellën e Juventusit dhe e bën pikërisht në derbi. Anglezi shënoi pas një aksioni të gjatë të bardhezinjve dhe asistit të Bremer.
Barazimi i zikaltërve do të vinte në minutën e 30-të me Hakan Çalhanoglu, i cili shënoi një supergol me një goditje fantastike nga kujfijtë e zonës së rreptësisë.
Në minutën e 38-të, shënon ylli tjetër turk, këtë herë për Juventusin, Kenan Yildiz, i cili po ashtu realizoi një gol spektakolar me një goditje fantastiek nga distanca, e cila përfundoi në rrjetën e Sommer.
The post SPEKTAKËL në “Derby d’Italia”. 3 gola shumë të bukur, Juventus e mbyll në avantazh pjesën e parë (video) appeared first on Telesport.