Spektakël në “Bernabeu”. Tre gola të shënuar, madrilenët e mbyllin në avantazh (video)

Real Madrid dhe Barcelona nuk zhgënjejnë kurrë kur përballen mes tyre. Pjesa e parë në “El Clasico-n” e sotme, e cila po luhet në “Santiago Bernabeu”, është mbyllur 2-1 për madrilenët.

Në minutën e tretë pasti një kontakt në zonë mes Lamine Yamal dhe Vincius Junior, arbitri kryesor i takimit, Cesar Soto Grado, drejtoi gishtin nga penalltia fillimisht. Më pas, me ndërhyrjen e VAR-it, arbitri shkon të shohë pamjet në ekran dhe anullon vendimin e mëparshëm: Nuk ka penallti. SHIKORASTIN

Në minutën e 12-të, Kylian Mbappe shënoi një supergol me një goditje të fuqishme nga distanca, por festa e francezit shkon më kot, pasi goli u anullua për pozicion jashtë loje. Siç duket edhe nga pamjet është një pozicion jashtë loje milimetrik.

SHIKOGOLINEANULLUARTEMBAPPE

Në minutën e 22-të, pas një topi të mrekulleshëm të marrë nga Jude Bellingham, Kylian Mbappe nuk ka sesi të gabojë dhe dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 38-të, Arda Guler humbet topin në zonë, Marcus Rashford asiston, Fermin Lopez tund rrjetën, 1-1.

Megjithatë, madrilenët nuk u demoralizuan aspak dhe rigjetën avantazhin në minutën e 42-të. Vinicius nga e majta i bën spektakël Jules Kounde dhe kroson në zonë, Miliato asiston me kokë, Jude Bellingham i harruar nga katalanasit, shtyn topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për “Los Blancos”.

SHIKOGOLAT

The post Spektakël në “Bernabeu”. Tre gola të shënuar, madrilenët e mbyllin në avantazh (video) appeared first on Telesport.