Napoli dhe Roma dhuruan spektakël të vërtetë në sfidën e luajtur në “Diego Armando Maradona”, e mbyllur në barazim 2-2, e vlefshme për javën e 25-të në Serie A.
Miqtë gjetën avantazhin që në minutën e 6-të, pas një aksioni të shpejtë dhe kombinimit perfekt të dy nënshkrimeve të janarit, Brayan Zaragoza dhe Donyell Malen, holandezi dërgoi topin në rrjetë.
Barazimi i vendasve erdhi në minutën e 40-të, ku një ish i Romës, Leonardo Spinazzola shënon një supergol me një goditje fantastike nga distanca. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
Në minutën e 70-të, Amir Rrahmani gjatë një “dylufitimi” me Malen në zonë, rrëzohet dhe pengon sulmuesin holandez, arbitri jep penallti. Malen tregohet i saktë nga 11-metrat, ndërsa Rrahmani lë fushën i dëmtuar.
Në minutën e 82-të, Alisson Santos i futur në vendin e Rrahmanit barazoi shifrat, me një gol shumë të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të brazilianit tjetër, Giovane, i sapo futur në fushë si zëvendësues.
Pas këtij barazimi, Napoli renditet i treti me 50 pikë, Roma në vend të katërt me 47 pikë.
The post Spektakël mes Napolit dhe Romës, por pa fitues. Rrahmani shkakton penallti dhe lëndohet sërish (video) appeared first on Telesport.










