João Cavalheiro, artisti i njohur si “Styler”, ka realizuar një murale në nder të José Mourinho. Në të, trajneri paraqitet me shqiponjën e Benfica, simbol i klubit portugez. Në murale, fytyra e Mourinho është në plan të parë, pranë shqiponjës, ndërsa pas tyre duket “Stadio da Luz”, stadiumi i klubit.
Për ta kompletuar veprën artistike është shtuar edhe një riprodhim i autografit të “Special One”. Kjo nuk është hera e parë që Mourinho nderohet me kësi arti. Me mbërritjen në Romë, ai u riprodhua nga artisti Harry Greb duke drejtuar një Vespa në zonën e Testaccio.
Për José, ky është rikthim në pankinën e Benfica, pas një periudhe të shkurtër aty prej 9 ndeshjesh, në vitin 2000. Në dy ndeshjet e para të rikthimit të tij, skuadra e “shqiponjave” regjistroi një fitore dhe një barazim.
Fantástico trabalho. 👏
O regresso de José Mourinho foi eternizado num mural em Rinchoa, no Município de Sintra, pintado pelo artista Styler. 🇵🇹 pic.twitter.com/oLEckzjxfw
— PLUS Benfica (@plusbenfica) September 21, 2025
The post “Special One” bëhet “shqiponjë”, trajneri i Benfica përjetësohet me më këtë mural artistik appeared first on Telesport.










