Aventura e Pep Guardiolës te Manchester City mund të jetë në një moment vendimtar. Me pak më shumë se 8 javë nga fundi i Premier League, “citizens” janë 9 pikë pas kryesuesve të Arsenalit, por mbeten në garë pasi kanë një ndeshje më pak dhe përballjen direkte. Eliminimi në 1/8 finale të Champions League ndaj Real Madridit e ka ndërlikuar situatën, duke e bërë finalen e “FA Cup” kundër Arsenalit vendimtare për të ardhmen e teknikut spanjoll, që në maj mbush 10 vite në “Etihad”.
Ndërkohë, një kandidat për ta zëvendësuar është shfaqur; Míchel Sánchez, trajner i Girona që nga viti 2021. Ai e çoi klubin në Champions dy sezone më parë dhe thotë: “Ndihem gati… Mund të trajnoj çdo skuadër, sepse qasja ime është njerëzore, e bazuar te kultura sportive, loja cilësore dhe rezultatet”.
50-vjeçari po mëson edhe anglisht: “Nuk kam një shkop magjik për egot, por di të përshtatem dhe dua ta përjetoj këtë eksperiencë”. Ai falënderoi Guardiolën për mbështetjen në huazimet e talenteve si Echeverri e Vitor Reis: “Më tha se ishte më mirë të vinin te Girona sesa te Bayer. Mesazhi u kuptua”.
The post Spanjolli kandidon për t’i zënë vendin Guardiolës: Mund të trajnoj çdo skuadër, jam gati për Manchester City appeared first on Telesport.









