Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq është takuar sot me ambasadorin spanjoll në Beograd Raoul Bartolomeo Molino, i cili konfirmoi se “vendi i tij nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij mbi mosnjohjen e Kosovës”.
Sipas mediave serbe, ai i ka konfirmuar Bërnabiqit gjiithashtu se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen e Serbisë në rrugën e saj evropiane.
Ata diskutuan edhe për marrëdhëniet dypalëshe mes dyja vendeve dhe mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, transmeton Klan Kosova.