Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, do ta ketë shumë të vështirë për të zgjedhur 26 lojtarët që do të marrë me vete në Kupën e Botës 2026. Sipas asaj që zbulon “Marca”, një nga emrat e njohur që mund të mbetet jashtë listës është Den Hujisen.
Qendërmbrojtësi 20-vjeçar i transferuar verën e kaluar nga Bournemouth te Real Madrid për 60 milionë euro, pavarësisht se e niri shumë mirë te “Los Blancos”, ka pasur një rënie të madhe të formës në javët e fundit, gjë që ka vënë në dyshim praninë e tij në Botëror.
Një tjetër faktor që mund të lërë jashtë Hujisen është edhe rikthimi në La Liga, i Aymeric Laporte, i cili po shkëlqen tek Athletic Bilvbao dhe momentalisht është më avantazhuar se Hujisen për të marrë ftesën për në SHBA.
The post Spanja lë jashtë Botërorit yllin 60 milionë eurosh të Real Madridit? appeared first on Telesport.












