Spanja ka fituar finalen e madhe të Kampionatit Botëror në basketboll.
Në finalen e madhe të zhvilluar në Kinë, Spanja triumfoj me rezultatin 95:75.
Spanja gjatë gjithë ndeshjes ishte në epërsi dhe kështu stoliset me titullin e dytë të Botës.
Madje në disa raste ajo shkoi deri në plus 20.
Kujtojmë se Argjentina ishte sensacioni i këtij botërori duke u kualifikuar në finale pa asnjë basketbollistë që luan në NBA, diçka e radhë kjo.