Spanja e para e njohu Palestinën, ish-këshilltari i Laburistëve kërkon që ta njohë edhe Kosovën: Londra duhet ta kërkojë këtë

Reg Pula, ish-këshilltar i Laburistëve në Mbretërinë e Bashkuar, i ka kërkuar kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez që Madridi ta njohë Kosovën, ashtu siç bëri me Palestinën.

Në një postim në X ku Sanchez mirëpriti njohjen e Palestinës nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia, Pula komentoi duke shkruar se njohja e Palestinës nga Spanja ua hapi rrugën shteteve të tjera.

“Megjithatë, mosnjohja nga e Kosovës nga Spanja forcon paqëndrueshmërinë në një pjesë tashmë të paqëndrueshme të Europës. Nëse siguria e Europës do të jetë qendrore për strategjinë e Mbretërisë së Bashkuar, ajo duhet të kërkojë ta përfshijë Spanjën në këtë çështje”, shkroi Pula, drejtor i Rud Petersen, drupit europian të komunikimeve strategjike.