Spalletti: Yildiz është alieni i skuadrës sonë, i përmbys situatat

Luciano Spalletti, trajner i Juventusit, foli pas fitores 2-0 në shtëpi ndaj Benfica, që iu siguroi bardhezinjve kualifikimin matematik në “play off”-in e Champions League: “I jetojmë emocionet e ndeshjes, sepse është e rëndësishme. Ishte një ndeshje e mirë.

E nisëm shumë mirë, por pas gjysmë ore na detyruan të vihemi në vështirësi, loja u barazua. Disa topa të humbur na vunë nën presion. Në pjesën e dytë u rikthyem pas 10 minutash. Diçka duhet përmirësuar”.

Për rritjen e ekipit: “Duhet shpejtësi në parashikim, futbolli është më i shpejtë. I shoh të motivuar lojtarët”. Për David: “Di të luajë, por i mungon egërsia. Duhet edhe përvojë”. Për Yildiz: “Është alieni i skuadrës sonë, i përmbys situatat”. Për Napolin: “E mendojmë pak, tani shijojmë fitoren ndaj Benfica”.

 

The post Spalletti: Yildiz është alieni i skuadrës sonë, i përmbys situatat appeared first on Telesport.