“Ende nuk kam asnjë plan për të ardhmen”. Është ky komenti i dhënë së fundi nga Luciano Spalletti, ish-trajneri i kombëtares italiane.
Largimi i tij nga detyra duket se ka lënë gjurmë te Spalletti, që shton: “Italia po më godet me forcë tani. Nuk i kam vënë vetes ende qëllimin të harroj, në fakt, pranoj gjithçka, madje edhe dhimbjen, sepse nuk shkoi ashtu siç doja”.
“Por e njoh përkushtimin e plotë që bëra. Tani duhet ta lë kohën të kalojë. Jemi në fazën akute të dhimbjes, por do të vijnë kohë më të mira”, shtoi Spalletti.
The post Spalletti: S’jam ende gati për një detyrë të re, largimi nga Italia ka lënë pasoja tek unë appeared first on Telesport.










