Momenti i vështirë i Tottenham, që rrezikon seriozisht rënien në “Championship”, ka ndikim të kufizuar, por ka shtuar tensionin në një situatë tashmë emocionale: Guglielmo Vicario mezi pret të kthehet në Itali. Arsye mund të jenë nostalgjia, rezultatet jo të mira me “Spurs”, ose marrëdhënia jo e mirë me Tudor, por sigurisht edhe thirrja e fortë e Serie A, veçanërisht e Juventusit.
“Zonja e Vjetër” po përgatit revolucion në portë. Di Gregorio pritet të largohet, ndoshta drejt Premier League, ndërsa Perin mund të rikthehet te Genoa, pas bllokimit të janarit nga Spalletti. Kështu, nevojitet një titullar i ri, dhe Vicario është shënjestra kryesore. Kontaktet e para kanë çuar në hapjen totale të ish-lojtarit të Empolit. Tottenham kërkon rreth 20 milionë euro, ndërsa paga prej 2.6 milionë euro nuk e shqetëson Juventusin. Sfida e vërtetë janë konkurrentët, Interi dhe Roma gjithashtu e kanë kontaktuar portierin.
Alternativa? Juventusi preferon Carnesecchi, por Atalanta kërkon 35 milionë euro. Një tjetër ish-lojtar i Serisë A në Premier, Alisson, mund të largohet nga Liverpool, por paga prej 5 milionë i venit mundësitë italiane.
The post Spalletti përgatit “revolucionin” në portën bardhezi, Juventusi nis kontaktet me Vicario appeared first on Telesport.










