Spalletti për Yildiz: Nuk më takon të flas për rinovimin, për mua është gjithçka

Luciano Spalletti, trajneri i Juventusit, në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes ndaj Fiorentinës, foli edhe për Kenan Yildiz, i cili është në qendër të diskutimeve për rinovimin e kontratës (skadon më 2029):

“Për rinovimin nuk më takon mua të flas. Yildiz për mua është ai që thyen skemat…Më pëlqen ta imagjinoj kështu. Të flasësh me Yildiz do të thotë të flasësh me gjithë ekipin. Ai ka sjelljen e një lideri. Për mua është gjithçka”.

Sa i përket cilësive njerëzore të grupit, Spalletti shtoi: “Ato bëjnë gjithmonë diferencën. Duhet të dish të rrish bashkë, të kesh të njëjtin pasion. Nuk mjafton thjesht t’ia pasosh topin njëri-tjetrit. Grupi ynë ka djem të mirë. Të jesh i Juventusit nuk do të thotë të jesh arrogant, por të dish të menaxhosh presionin. Ndonjëherë duhet edhe pak çmenduri e shëndetshme, njëlloj shkundjeje që të zgjon”.

The post Spalletti për Yildiz: Nuk më takon të flas për rinovimin, për mua është gjithçka appeared first on Telesport.