Luciano Spalletti, në një aktivitet promovues në kinemanë “Anteo” të Milanos, u pyet për të ardhmen e tij: “Juventusi? Pyetje e vështirë, sepse nuk kam pasur asnjë kontakt me skuadra italiane, por kam dëshirë të rikthehem”.
Ish-trajneri i Italisë mohoi zërat e merkatos, por mbetet favorit për ta zëvendësuar Igor Tudor, pas shkarkimit të kroatit. “Kam ambicie të rregulloj çfarë ndodhi së fundi (në kombëtare). Po pres me qetësi të rikthehem”, – shtoi ai. Për Tudor nënvizoi: “Më është dukur njeri serioz, me vlera, që punon me thelb. Më vjen keq për të, por kushdo që do ta zëvendësojë, do të gjejë një skuadër të stërvitur mirë”.
Sipas mediave, sot pritet takimi mes Juventusit dhe Spallettit. Klubi ofron kontratë deri në qershor, me rinovim automatik në rast kualifikimi në Champions, por Spalletti kërkon kontratë 2-vjeçare. Gjasat janë që të arrihet marrëveshja. Juventusi kërkon kujdes për të shmangur raste si ai i Thiago Motta.
The post Spalletti për Juventusin: Nuk kam pasur kontakte me skuadra italiane appeared first on Telesport.










