Luciano Spalletti bëri një analizë të qartë pas barazimit 0-0 të Juventusit ndaj Monaco, një ndeshje pa shumë ide tekniko-taktike. Trajneri bardhezi u ndal te paraqitja e lojtarëve të tij.
I pyetur nëse priste më shumë nga ata që kanë luajtur më pak, Spalletti u shpreh: “Nuk bënë keq, por kur bie cilësia, e gjithë skuadra vuan, ulet edhe mundësia e individit. U përballën dhe luftuan kundër kujtdo”.
Sa i përket aspektit shpirtëror: “Ka më shumë vetëdije, janë ndeshje ku duhet të kemi vazhdimësi, por sonte nuk ia dolëm nga ana e ritmit. Ishte një ndeshje shumë e ‘pisët’, ata na agresonin menjëherë. Kur mungon cilësia e individit, krijohen vështirësi edhe për më të mirin”.
Në përfundim: “Ecëm mjaft ngadalë. Ndeshja nuk dha shumë shtysë për analizë. Nga mesi i fushës e lart duhej më shumë cilësi”.
The post Spalletti pas barazimit ndaj Monaco: Ndeshje shumë e ‘pisët’, sonte ecëm ngadalë… appeared first on Telesport.










