Për të dytën ndeshje radhazi, Juventusi krijon shumë (34 goditje në total), por ka vështirësi në shënim dhe nuk fiton. Pas ndeshjes, Luciano Spalletti mbrojti lojtarët e tij, sidomos Locatelli, fajtor në golin e parë të Lazios:
“Ndoshta është faji i kërkesave që i bëhen, sepse në këtë periudhë i kërkoj gjithmonë të luajë topin pa e hedhur kot, edhe nën presion, duke rritur cilësinë. Deri tani ka qenë një nga më të mirët, një top i humbur nuk duhet të paragjykojë asgjë. Në futboll ndodhin këto gjëra, ajo që duhet të marrim me vete është reagimi dhe paraqitja”.
Ai shtoi: “Kur rrisim ritmin, e kthejmë në konfuzion. Duhet të jetojmë mirë nën presion, aty shihet nëse je në top-nivel. Personalitet je kur arsyeton me qartësi”.
Për penalltinë ndaj Cabal: “Nëse e sheh episodin e sotëm, është penallti gjithë jetën, sepse mbrojtësi krijon dëm. Por problemi është që në fushë ishim 22 veta, plus një dhe i vetmi jo profesionist, arbitri. Duhet reformë, arbitrat janë të vetmit të pasigurt në stadium”.
The post Spalletti: Nuk më intereson nëse është penallti apo jo, i vetmi jo profesionist ishte arbitri appeared first on Telesport.










