Në intervistën për Sky Sport në fund të fitores 3-0 ndaj Napolit, Luciano Spalletti ka vlerësuar lojtarët e tij, sidomos Kenan Yildiz dhe Jonathan David dhe këmbëngul se bardheinjve iu duhet me patjetër një sulmes brenda janarit.
“Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Të gjitha vlejnë tre pikë. Është një fitore e rëndësishme për ndërgjegjësimin për atë që bëjmë dhe ndërgjegjësimin e lojtarëve se mund të luajnë futboll të nivelit të lartë. Këto janë ndeshje ku duhet t’i tregosh vetes se kush je dhe pse je këtu.
Jonathan David është i mirë për të shënuar gola, por kur shikon më tej, ke nevojë edhe për dikë që lufton fizikisht me qendërmbrojtësin. Nuk kemi nevojë për një sulmues për të shënuar gola, por për atë lloj pune. David është shumë i fortë, por nuk mund ta bëjë atë lloj pune.
Yildiz luajti si sulmues dhe shënoi. Ai është një alien; ai nuk është një futbollist normal”, tha Spalletti.
The post Spalletti ngre në qiell Yildiz, por ka një kërkesë për drejtuesit e Juventusit appeared first on Telesport.










