Spalletti: Ndeshja e Champions-it është ajo me Cagliarin. Lojë apo rezultat? Të dyja, por pa e humbur identitetin

“Synimi është vetëm ndeshja ndaj Cagliarit. Për ne kjo është ndeshja e Champions-it”, – thekson Luciano Spalletti para transfertës në Sardenjë, duke lënë Benfica të presë. Për Bremer: “Jam shumë i kënaqur, po përmirësohet nga ndeshja në ndeshje. Ndërrimi i tij ishte vetëm masë paraprake. Është shumë i fortë, por duhet të përmirësohet me topin”.

Për Adzic: “Ka aftësi të jashtëzakonshme, është top-lojtar. I duhet pak më shumë rregull në kokë. Adzic nuk preket, pres vetëm gjëra të mëdha. Është thesar i fshehur”. Mbi debatin lojë–rezultat: “Më pëlqejnë të dyja filozofitë. Kam identitetin tim dhe di ta ndryshoj pa e deformuar. Pa rezultate është e vështirë. Vlerësoj presingun dhe lojën në fushë të hapur si më stimuluese, por mund të fitohet në shumë mënyra”.

Mbi merkaton: “Mungesat i vlerëson drejtori sportiv”. Për Yildiz: “Dua ta lini të qetë”. Për Locatelli: “Pas Modrić, është ndër më të mirët për pasime kyçe. Kapiten i mirë”. Për David: “Është rritur me skuadrën; ai dhe grupi janë komplementarë”. Po Openda: “Ka karakteristika të ndryshme”.

 

The post Spalletti: Ndeshja e Champions-it është ajo me Cagliarin. Lojë apo rezultat? Të dyja, por pa e humbur identitetin appeared first on Telesport.