Spalletti mund të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka reaguar pas raportimeve të fundit për një largim të mundshëm të Franco Foda.

“Pas raportimeve se përzgjedhësi Franco Foda është pranë largimit nga posti i tij në Kombëtaren tonë, dëshiroj të informoj opinionin publik se as unë, si President, dhe as FFK-ja si institucion, nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar nga përfaqësuesit e përzgjedhësit Foda apo nga ndonjë palë tjetër”, thuhet fillimisht në njoftim.

Tutje, ai shtoi se Foda aktualisht ka obligime kontraktuale me FFK-në dhe presin që ato obligime të përmbushen.

Foda aktualisht ka obligime kontraktuale me ne dhe presim që ato obligime të përmbushen, veçanërisht tani, në këtë fazë të rëndësishme të fushatës kualifikuese për Kampionatin Botëror, drejt së cilës shkojmë me optimizëm dhe dëshirë të madhe për sukses”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/

The post Vjen reagimi nga FFK-ja: Foda ka kontratë, nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar nga përfaqësuesit e tij appeared first on GazetaBlic.