Juventus ka harruar barazimin zhgënjyes 1-1 në transfertën ndaj Fiorentinës në fundjavën e kaluar dhe ka nisur përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Bodo/Glimt për në Champions League, java e pestë.
Bardhezinjtë kanë publikuar listën e lojtarëve të thirrur për këtë takim dhe vihen re pesë mungesa të rëndësishme. Federico Gatti nuk është shëruar ende nga gripi dhe ka munguar në stërvitjen e fundit të bardhezinjve, duke mos arritur të jetë në dispozicion për nesër.
Por, Gatti nuk do të jetë mungesa e vetme për bardhezinjtë në mbrojtje, po ashtu mungojnë dhe Gleison Bremer dhe Daniele Rugani. Braziliani i është nënshtruar një operacioni në menisk në muajin tetor dhe ende nuk është rikuperuar. Rugani pësoi një dëmtim muskulor pak ditë më parë, mungoi ndaj Fiorentinës në fundjavë, por nuk është gati as për nesër.
Po ashtu mungon edhe portieri i tretë, Carlo Pinsoglio, por në krahasim me tre të parët, mungesa e tij nuk përbën problem.
The post Spalletti me dhimbje koke para transfertës në Norvegji për Champions League, 3 mungesa të rëndësishme për bardhezinjtë appeared first on Telesport.











