Spalletti luan gjithçka në 8 muaj. Jo klauzolë specifike, në rast Champions-i vendos Juventusi

Emërimi i Luciano Spallettit në stolin e Juventusit u bë zyrtar dje. Edhe pse ka pak kohë për t’u përgatitur për debutimin kundër Cremonese, trajneri dëshiron ta nisë mbarë rrugëtimin bardhezi. Kontrata e tij, e vlefshme deri më 30 qershor 2026 (pra 8 muaj efektivë), lidhet ngushtë me objektivin Champions League, por me një ndryshim thelbësor nga sa ishte raportuar fillimisht.

© X Juve

Rinovimi nuk është automatik në rast kualifikimi europian. Nëse Juventusi arrin vendin e katërt (ose më lart), klubi do të ketë opsionin e njëanshëm për ta zgjatur marrëveshjen edhe për dy sezone.

© X Juve

Kjo formulë tregon ambiciet dhe vetëbesimin e Spallettit, i cili ka pranuar që e ardhmja të varet vetëm nga rezultatet, pa kërkuar garanci afatgjata. Ai beson se do ta arrijë objektivin Champions dhe se do ta fitojë me meritë vazhdimin e projektit me Juventusin.

The post Spalletti luan gjithçka në 8 muaj. Jo klauzolë specifike, në rast Champions-i vendos Juventusi appeared first on Telesport.