Spalletti: Kundër Lecce nuk do të jetë e lehtë, mund të përmirësohemi ende

Pas fitores ndaj Pisës, fundjavën e kaluar, Juventusi dhe Luciano Spalletti synojnë vazhdimësinë. Sot, prej orës 18:00, në shtëpi kundër Lecce, bardhezinjtë kërkojnë fitoren e katërt radhazi për ta mbajtur gjallë garën e kualifikimit në Champions League. “Lojtarët kanë punuar mirë pavarësisht festave. I kam parë të vendosur dhe pres vazhdimësi, të njëjtën vëmendje si më parë, edhe diçka të re që na jep më shumë forcë”, – tha Spalletti në konferencë.

Për kundërshtarin: “Ndeshja nuk është e lehtë. E njoh Di Francescon, është trajner modern dhe ka luajtur futboll sulmues edhe në vështirësi. Lecce ka zhvilluar ndeshje shumë të mira”.

Për kalendarin e ngjeshur: “Përgatitja është e vështirë, por kam një staf që di të punojë. Duhet kujdes, disa muskuj do të vuajnë”. Ndryshimet janë kyçe: “Stoli është pjesë e planit”.

Bilanci: “Jam i kënaqur, shoh angazhim maksimal. Kemi ende hapësirë për përmirësim”. Për tifozët: “Duhet t’iu japim kënaqësi dhe respekt”.

The post Spalletti: Kundër Lecce nuk do të jetë e lehtë, mund të përmirësohemi ende appeared first on Telesport.